Fokus

Thuhet se bjeshkët e këtij fshati për 3 javë i shëruan sëmundjen e astmës vajzës nga diaspora

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 22 September 2024

Fshati Nerodime e Ulët, që ndodhet në komunën e Ferizajit, është një zonë me histori të pasur dhe tradita të veçanta. Banorët e konsiderojnë këtë vend sikur të ishte Prevallë.

Nuk kemi nevojë me shku me vizitu Prevallën, në këtu e kemi Prevallën tonë”, kështu tha banori, Isak Neziri që është lindur e rritur në këtë fshat.

Në storjen e realizuar nga gazetarja Agnesa Smajli, zbulohen traditat dhe kulturat që posedon ky fshat.

-Advertisement-

Por dicka tjetër çka ka të vecantë ky fshat, janë bjeshkët të cilat duket se po bëjnë magji për disa persona.

Kështu u shpreh një nga banorët e këtij fshati, zotri Halit Neziri, ku tregon se një vajzë që vjen nga diaspora ka pasë probleme me sëmundjen e astmës, kurse gjatë qëndrimit 3 javor në këtë fshat thuhet se bjeshkët ishin ato që ia shëruan sëmundjen e astmës.

Për më shumë, ndiqeni storien më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera