Lajme

Thonë se ishin pjesëtarë të UÇK-së, ankohen se mbeten jashtë listës së veteranëve

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 22 August 2018

Thonë se ishin pjesëtarë të UÇK-së, ankohen se mbeten jashtë listës së veteranëve
Rreth 15 ish-pjesëmarrës të luftës në kuadër të Zonës Operative të Llapit thonë se nuk arritën të bëhen me certifikatë të veteranit të luftës, raporton KTV.

Kërkojnë që procesi i verifikimit të veteranëve të kthehet nga fillimi. Por, në Zyrën për kategori të dala nga lufta, në Qeveri të Kosovës, thonë se ata nuk i plotësuan kushtet.

Një grup prej 15 ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga fshati Rakinicë e Podujevës pretendojnë se iu bë e padrejtë, ngase nuk morën statusin e veteranit të luftës.

-Advertisement-

Musli Syla thotë se ka qenë gjatë gjithë kohës në luftë në kuadër të Zonës Operative të Llapit dhe brigadës 151.

Ndonëse thotë se në këtë proces ka pasur manipulime, ai shton se po kërkon atë që i takon me ligj.

Certifikatën e veteranit të UÇK-së nuk arriti ta marrë as Hajdar Tahiri.

Thotë se janë bërë shumë manipulime dhe padrejtësi në procesin e verifikimit të veteranëve dhe për këtë kërkon rikthimin e këtij procesi nga fillimi.

Zyra për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ka thënë se pas rishqyrtimit të aplikacioneve, përfaqësuesi në Komisionin Qeveritar për Verifikimin e statusit të veteranëve, Qelë Gashi, ka konstatuar se nuk janë veteranë të luftës.

“Ky rast është marrë në trajtim nga përfaqësuesi i Zonës Operative të Llapit, që të shihet nëse ka ndodhur ndonjë gabim teknik, por përfaqësuesi i kësaj zone nuk e ka parë të arsyeshme ta ndryshojë statusin e personave në fjalë, andaj të njëjtit mbesin me statusin fillestar që e kishin dhe jo me statusin e veteranit”.

Sipas aktakuzës së ngritur për mashtrim me lista të veteranëve nga ish-prokurori Elez Blakaj, në Zonën Operative të Llapit janë identifikuar 173 persona të rremë që fituan statusin e veteranit.

Ndërsa, 131 persona të kësaj zone kanë dezertuar gjatë luftës, e që e kanë fituar statusin veteran i luftës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera