Rozë

Thonë që shortset nuk duhet t’i veshin vajzat mbi 25 vjeç: Këto dama demantojnë!

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 05 June 2017

Vera dhe shortset shkojnë bashkë. Meqenëse temperaturat po ngrihen, nëpër rrugë gjithnjë e më shumë vajza dhe dama i shohim të veshura me pantallona të shkurtra. As damat e njohura nuk janë indiferente ndaj kësaj joshjeje verore.

Shikoni se si ato vishen. Duken atraktive dhe joshëse mirëpo nuk i kapërcejnë kufijtë e shijes së mirë, transmeton Telegrafi.

Olivia Culpo shorstin e preferuar nga teksasi e ka kombinuar me xhaketë, çizme të shkurtra dhe çantë ngjyrë lëkure. Efektive, provokative, por jo e tepruar.

-Advertisement-

Chiara Ferragni po ashtu nuk ka mundur t’i injorojë shortset teksas, bashkë me pjesën e sipërme ekstravagante duket shik dhe tërheqëse. Pra, nëse vishni shorts dhe nuk jeni në plazh kini kujdes kur një pjesë të trupit e zbuloni dhe tjetrën e mbuloni.

Reese Witherspoon ka zgjedhur komplet të hareshëm dhe të rehatshëm nga koleksioni i saj Draperjames. Ka rezultuar që supet e zbuluara dhe shortset e gjera janë kombinimi i qëlluar.

Alexa Chung nuk bën gabime mode, kësaj here ka zgjedhur kombinezonin e shkurtër teksas. E bukur, atraktive dhe e hijshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera