Sport

Thomas Tuchel tregon se a ka kërkuar falje Lukaku

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 04 January 2022

Trajneri i skuadër së Chelseas, Thomas Tuchel, ka folur edhe një herë për situatën e pakëndshme me sulmuesin, Romelu Lukaku, shkruan Gazeta inFokus.

Tuchel ka konfirmuar se sulmuesi belg ka kërkuar falje pas intervistës kontroverse dhënë për Sky Sport Italia javën e kaluar.

Lukaku iu kishte kërkuar falje tifozëve të Interit për largimin e tij nga ‘Guiseppe Mezza’ dhe iu kishte premtuar se do të rikthehet, pasi nuk është i lumtur te Chelsea.

-Advertisement-

Tekniku gjerman tashmë ka deklaruar se Lukaku është bashkuar me ekipin, duke shtuar se ai është i Chelseas dhe do ta mbrojnë atë.

“Së pari, ne jemi të lumtur që morëm kohën e nevojshme për ta shikuar me qetësi situatën. Ai kërkoi falje dhe u rikthye me skuadrën në stërvitje. Gjëja më e rëndësishme është të kuptohet se nuk ishte me qëllim. Nuk kishte pasur kurrë sjellje të pahijshme ndaj klubit. Këto janë pika të rëndësishme për ta kuptuar se nuk ishte aq e madhe sa njerëzit duan ta bëjnë. Gjithashtu nuk është aq e vogël, por mjaftueshëm e vogël për të qëndruar të qetë dhe për të pranuar një kërkim falje për të vazhduar tutje. Ai është i vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka krijuar dhe ndjen përgjegjësi për ta pastruar këtë situatë të krijuar. Ne jemi të lumtur që ai është futbollist i yni dhe ne do ta mbrojmë atë”, deklaroi Tuchel./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera