Sport

Thomas Tuchel flet pas kalimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 13 April 2021

Skuadra e Chelseas është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e ka eliminuar ekipin e Portos, shkruan Gazeta inFokus.

Më rezultat të përgjithshëm 2-1 londinezët kanë kaluar në rrethin tjetër të garës më prestigjioze për klube në Evropë.

Pas përfundimit të ndeshjes ka folur trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel, i cili ka thënë se Porto është një ekip që mund ti bëjë skuadrat tjera të vuajnë.

-Advertisement-

“Ne duhet të luanim në mbrojte por edhe në sulm. Normalisht Porto është një ekip që mund t’i bëjë skuadrat e tjera të vuajnë. Kjo i ndodhi Man City në fazat e grupeve dhe Juventusi. Ju duhet të pranoni që gjërat do të jenë të vështira”, tha Tuchel

Tutje tekniku gjerman shtoi se pjesë e punës së tij është që ekipi kundërshtar të mos përformoj mirë.

“Një pjesë e punës është që të mos lejojmë që ekipi tjetër të performoj në mënyrën më të mirë dhe ne e bëmë këtë sot. Deri në goditjen me fat në minutën e fundit kur pranuam gol ne e arritëm qëllimin . Ne humbëm disa kundërsulme dhe kjo mund të na kushtonte”, përfundoi Thomas Tuchel.

Chelsea në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e duelit ndërmjet Liverpooli dhe Real Madridit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera