Rozë

“Thjesht mësova ta vazhdoj jetën pa ty”/ Emina Çunmulaj, mall për nënën e saj

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 24 October 2019

Modelja e njohur Emina Çunmulaj është një ndër modelet më të njohura e të suksesshme shqiptare. Ajo tashmë ka ndërtuar prej kohësh jetën e saj në Amerikë dhe shfaqet shumë e lumtur pranë bashkëshortit të saj, Sam Nazarian dhe dy vajzave, Ella dhe Mia.

Modelja ndan shumë shpesh momente të shkëputura nga përditshmëria e saj. Në rrjetin social “Instagram” , Emina ndan me followers-at momente nga jeta e saj private, shpesh kemi parë të postojë video apo foto se si kalon ditën me vajzat e saj, por në postimin e fundit në ‘Insta story’, ndryshe ng a postimet që jemi mësuar të shikojmë ajo u shpreh se kishte mall për nënën e saj.

“Thjesht mësova ta vazhdoj jetën pa ty, nuk e di si. Ndonjëherë mendoj sikur je thjesht në një vend tjetër të botës dhe do të të shoh së shpejti. Herë të tjera dëgjoj zërin tënd në regjistrime dhe mendoj se je sërish diku dhe do të të takoj sërish. Por ndonjëherë thjesht qaj sepse e di që s’do të mundem të të përqafoj më dhe ti s’do t’i takosh kurrë vajzat e mia, tek të cilat të shoh shpesh ty. Ndonjëherë ndjej se ti je kudo përreth meje dhe oh, sa do të doja të më shikoje! E di që do të ishe krenare se sa nënë e mirë jam për vajzat e mia. E kam mësuar gjithçka nga ty. Më mungon kaq shumë mami! S’më besohet që kanë kaluar 6 vite, duket sikur ndodhi dje!”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera