Thirrja e fuqishme e Krasniqit në Hungari: BE-ja të veprojë, të hiqen sanksionet dhe të hapet rruga drejt anëtarësimit
Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 29 October 2024
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rezarta Krasniqi ka bërë thirrje të fuqishme për heqjen e menjëhershme të sanksioneve ndaj Kosovës dhe dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Duke folur në seancën plenare të COSAC-ut në Budapest të Hunagrisë, Krasniqi e vuri theksin te urgjenca për veprime konkrete nga BE-ja, duke konsideruar se vendi ka nevojë për mbështetje të qartë për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit evropian.
“Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për vendin tuaj, veçanërisht për praninë e trupave ushtarake brenda KFOR-it dhe kontributin e tyre në sigurimin e një mjedisi paqësor dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Shteti i Kosovës pret që kjo presidencë do të hapë rrugën drejt arritjes së një perspektike të integruar evropiane për vendin tonë. Kjo mund të realizohet vetëm nëse BE-ja ndërmerr veprime vendimtare ndaj Kosovës duke hequr sanksionet e vendosura një vit më parë dhe duke i dhënë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, tha Krasniqi në fjalën e saj.
Krasniqi theksoi se integrimi i Kosovës në BE do të jetë vendimtar për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit dhe për sigurinë e rajonit, duke parandaluar ndikimet destabilizuese të aktorëve të jashtëm si Rusia dhe Kina.
“Perspektiva e Kosovës në Bashkimin Evropian, kryesisht sjell stabilitet të përmirësuar ekonomik dhe politik. Provomon rritjen e tregut të përbashkët dhe veçanërisht shmang rrezikun e destabilizimit brenda rajonit. Megjithatë është thelbësore të mos nënvlerësohet rëndësia e ndërhyrjeve të jashtme veçanërisht atyre nga Rusia dhe Kina. Më kujton një thënie të Benjamin Franklin. “Kujdes nga shpenzimet e vogla, një rrjedhje e vogël mund të fundosë një anije të madhe”, pohoi tutje Krasniqi.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...