Lajme

Thirrja e Celibashit: Palët politike të respektojnë heshtjen zgjedhore në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 06 March 2022

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, u ka bërë thirrje palëve të përfshira në zgjedhje që të mbajnë heshtjen zgjedhore deri në përfundim të votimeve.

“I rikujtoj të gjitha palëve të përfshira në Zgjedhjet e 6 Marsit se deri në mbylljen e procesit të votimit jemi në kushtet e heshtjes zgjedhore”.

“Çdo thirrje tjetër politike drejt zgjedhësve përveç atyre për pjesëmarrje në votime, është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Mirëpresim çdo angazhim nga subjektet zgjedhore në miradministrimin e procesit”, ka thënë Celibashi./tvklan.al

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera