Lajme

Thika sharre dhe mish të zhytur në acid, brenda shtëpisë së vrasëses seriale

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 10 January 2018

Disa pamje të publikuara kanë zbuluar shtëpinë e tmerrit ku një grua britanike torturoi një 18-vjeçar deri në vdekje.

Jemma Lilley, 26 vjeç, mbylli 18-vjeçarin Aaron Pajich, i cili kishte një sindrom Asperger, duke e therur tre herë me thikë dhe varrosur në oborrin e shtëpisë në një gropë të cekët, përcjell albeu.com

Lilley dhe bashkëpunëtori i saj Trudi Lenon u shpallën fajtorë për vrasjen e tij në shtëpi, një strehë makabre e zbukuruar me relikte që i ngjanin filmave horror.

-Advertisement-

Imazhet e publikuara të policisë tregojnë një set thikash sharre një prej të cilave mund të jetë përdorur për të goditur Pajich.

Imazhe të tjera tregojnë sallë pritjeje, të cilën Lilley përdorte si një dhomë gjumi, të dekoruar me postera të filmit horror dhe një kukull me një thikë.

Një pllakë mund të shihet e zhdukur nga dyshemeja – e cila mund të ishte hequr për të fshehur dëshminë se ku u vra Z. Pajich

Lilley, e cili mohoi vrasjen, i tha jurisë se po rinovonte shtëpinë duke e kthyer në një biznes tatuazhesh.

Detectives gjithashtu gjetën në garazh një tenxhere që dukej sikur përmbante mish të zhytur në acid.

Fqinjët e Lilley kanë treguar se si ajo ishte e frikshme dhe e keqe edhe si fëmijë, dhe ishte e fiksuar pas vrasësve serial.

Para vrasjes, Lilley kishte shkruar një roman të dhunshëm, me një pasazh që lexonte: “Ndjehem se nuk mund të pushoj e qetë derisa gjaku i një viktime të derdhet në dysheme”.

Drafti kishte të bënte me një grua “ambicia e jetës” ishte vrasja e dikujt. Dyshohet se gruaja ka kryer dhe krime të tjera makabre.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera