Sport

Thierry Henry jep dorëheqje nga detyra e trajnerit të Montreal

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 25 February 2021

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij si trajner i Montreal, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas raportimit të mediave thuhet se 43 vjeçari ka kërkuar të largohet për arsye personale, gjersa ka shtuar se ky nuk ak qenë vendim aspak i lehtë.

“Është e rëndë, por vendosa të pranoj këtë vendim. Viti i kaluar ishte tejet i vështirë për mua në anën personale”.

-Advertisement-

“Shkaku i pandemisë nuk mund t’i shihja fëmijët e mi. Fakti që ndalohen udhëtimet edhe për disa muaj të tjerë nuk do jetë më ndryshe. Ndarja për mua nga fëmijët është shumë. Prandaj, mendoj se duhet të merrja vendimin për t’u rikthyer në Londër dhe të largohem nga CF Montreal”, është shprehur Henry.

Ish futbollisti i Arsenalit, dha dorëheqje pas një viti si trajner i ekipit kanadez./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera