Sport

Thibaut Courtois afër transferimit te Real Madrid

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 14 July 2018

Thibaut Courtois është shumë afër për t’u bërë portieri i ri i Real Madridit, gjithnjë sipas asaj që shkruajnë mediat në Belgjikë. Përfaqësuesi i kombëtares Belge ka bërë një botëror të shkëlqyer në Rusi, diçka që ka bërë që Real Madridi t’a marë seriozisht në konsideratë blerjen e tij.

Sipas asaj që informon Het Laatste Nieuws, akordi është i pashmangshëm, me portierin që do të përfitoje 13 milion euro bruto dhe me marëveshjen që do të zyrtarizohet së shpejti, tani edhe me Belgjikën që përfundon garimin në kupën e botës.

Njëra ndër arsyet kryesore të transferimit të Courtois në Real Madridit është edhe familja e tij që qëndron në kryeqytetin Spanjoll, arsye të cilën edhe vet portieri e ka treguar në shumë raste nëpër intervista të ndryshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera