Sport

Thiago Silva tregon të ardhmen e Neymar

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 20 March 2018

Thiago Silva është “i sigurt” se Neymar do të qëndrojë në Paris Saint-Germain, pavarësisht insistimeve të vazhdueshme të Real Madridit, shkruan infokusi.

Kapiteni i Paris Saint-Germain, Thiago Silva beson se Neymar do të mbetet në Parc des Princes edhe këtë sezonë.

Neymar u transferua nga Barcelona për një rekord prej 222 milionë eurosh, por ka qenë i lidhur ngushtë me një kthim të mundshëm në LaLiga, te skuadra e Realit.

-Advertisement-

Braziliani është duke u rikuperuar nga operacioni dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë i aftë për t’u kthyer për përfundimin e stinorit me PSG.

Skuadra e Unai Emery kanë humbur vetëm një herë  me mungesën e Neymar – kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht formës dhe sukseseve të tyre, Silva shpreson se Neymar do të bartë ende fanellën e PSG.

“Unë jam i sigurtë se Neymar do të qëndrojë,” ka thënë Silva për Canal +.

“Ai po ndihet mirë, Neymar tashmë ka rifilluar me seanca të lehta stervitore, dhe unë me të vërtetë shpresoj se ai do të qëndrojë  në PSG sezonin e ardhshëm”, ka përfunduar Silva. /infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera