Sport

Thiago Alcantara tregon çfarë i tha Torres para se të transferohej në Liverpool

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 23 September 2020

Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara, u bashkua me Liverpoolin pas gjashtë sezonesh të kaluara me bavarezet, shkruan Gazeta inFokus.

Alcantara bëri debutimin e tij të parë në Anfield në ndeshjen e fundjavës së kaluar që Liverpool zhvilloj kundër                 Chelseat në kuadër të xhiros së dytë të Premier Ligës.

Mesfushori u inkuadrua në pjesën e dytë dhe bëri përformancë të jashtëzakonshme, duke fituar zemrat e tifozëve qysh në ikuadrimin e tij të parë. Ai arriti të bëntë 75 pasime të sakta, më shumë se çdo lojtar kundërshtar.

-Advertisement-

Thiago ka treguar që para se të transferohej në Liverpool kishte biseduar më ish sulmuesin, Fernando Torres, madje ai ia kishte dhënë një këshillë.

“Fernando Torres më tha të mos e prekja shenjën “Ky është Anfieldi” derisa të fitojë disa trofe në klub, kështu që unë do ta respektoj atë“,  tha Thiago.

29 vjeçari po ashtu kishte thënë: “ta prekur atë shenjë duhet ta meritoni”, duke treguar respektin e tij për klubin e ri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera