Thesari i Gedafit: Kush i përfiton sot miliardat e ish-liderit libian
Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 25 February 2018
Ku ka përfunduar thesari i Gedafit? Askush nuk e di me saktësi, po kështu askush nuk e di se sa është shuma, edhe pse qarkullon shifra e një pasurie gjigande, diku tek 200 miliardë dollarët .
Nga këto para, që nga viti 2011, viti i vdekjes së liderit libian, nuk ka asnjë gjurmë konkrete, por vetëm shfaqje fantazmë.
Ka nga ata që thonë se janë fshehur në kasaforta të shpërndara nëpër Afrikë, disa thonë se ka rënë pjesërisht në duart e Isis, disa thonë se ai është së paku pjesërisht në Dubai, pasi ka kaluar nëpër Londër dhe Itali.
Vitin e kaluar u publikua një investigim i madh nga “Süddeautsche Zeitung”, duke përmendur Panama Papers, që përmbante dëshmi se shumica e këtyre parave, së paku ato që gjendeshin në fondin sovran të themeluar nga vetë Gedafi në vitin 2006, LIA (Libia Africa Investment) ishin investuar në fonde të naftës përreth Afrikës, në mënyrë që të lejonin qarkullimin e tyre. Pasuria mendohet të jetë rreth 60 miliardë.
Pikërisht fondi sovran libian (që, duhet të theksohet, është i pranishëm në rreth 500 kompani, duke përfshirë kompanitë italiane, ku gjatë viteve ka investuar rreth 3 miliardë në borde të kompanive të shumta si Eni, Enel, Unicredit, Finmeccanica, Fiat-Chrysler, Juventus etj) ka qenë, në orët e fundit, në qendër të një studimi të konsiderueshëm të publikuar në faqen e internetit Politico.eu.
Teksti përmban dëshmi se megjithëse asetet likuide të fondit janë ngrirë në pritje të stabilizimit të situatës politike në Libi (brenda vitin 2018, janë planifikuar zgjedhjet të cilat sipas OKB duhet të paqësojnë vendin, aktualisht i ndarë në dy rajone të kundërvëna, dhe të udhëhequra nga qeveritë e ndryshme, një me kryeqytetin Tripolin dhe tjetri me kryeqytetin Tobrukun), në të vërtetë ata vazhdojnë të qarkullojnë.
Një hipotezë, kjo që paratë libiane janë ende në qarkullim edhe pse rezultojnë të ngrira, e përforcuar edhe nga investigimi i fundit i Politico, që ka mbledhur prova të faktit që fondi sovran LIA shpërndan i pashqetësuar ende dividente aksionesh, të ardhura nga obligacionet dhe pagesa interesash. “Gjashtë vjet pas vdekjes së Gedafit, fondet e ngrira të regjimit në Bruksel po gjenerojnë dhjetëra-miliona Euro në interesa, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare”.
Në këtë pikë, ka një tjetër pyetje që duhet të ketë përgjigje. Kush i arkëton këto para? Kush përfiton nga para që, në teori dhe në praktikë, i përkasin popullit libian dhe që, në pritje që vendi të ketë një qeveri, duhet të jenë të ngrirë?
Pyetja mbetet pa përgjigje, sepse rruga e parasë është e errësuar prej marrëveshjeve sekrete dhe përgjigjeve në heshtje të menaxhuesve dhe avokatëve.
Dihet vetëm që marrin drejtimin e Luksemburgut, dhe pastaj asgjë më shumë. Vetëm pyetje të tjera pa përgjigje.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...