Lajme

Therret me thikë një person në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 17 June 2022

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizik dhe me thikë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:11, në Fushë Kosovë.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht ka sulmuar fizikisht të dyshuarin mashkull kosovar e pastaj ky i fundit ka sulmuar me thikë të dyshuarin e parë duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.”, njofton policia.

-Advertisement-

.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera