Lajme

Therren me thikë tre të mitur në Istog

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 27 November 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona të mitur në Istog, pasi të njëjtit dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar me mjet të mprehtë-thikë personin tjetër.

Pas sulmit i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe pastaj i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se është përdorur në rast.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) pasi që të njëjtit, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera