Lajme

Therje me thikë në Prizren, viktima në rrezik për jetën

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 12 November 2021

Është arrestuar një person në Prizren, pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar me thikë një person tjetër, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njofton së viktima është në rrezik për jetë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit për tretman mjekësor dhe sipas mjekut gjendja e viktimës është në rrezik për jetë”, njofton Policia e Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera