Lajme

Therje me thikë në Breg të Diellit, dy persona dërgohen në spital

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 04 March 2023

Një person është lënduar nga një therje me thikë që ka ndodhur sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Sipas zëdhënëses së Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, dhe se edhe një person tjetër ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.

-Advertisement-

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” ka deklaruar Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera