Lajme

Therje me thika në Pejë, lëndohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 20 Janar 2022

Dy persona janë lënduar si pasojë e një përleshje me thika që ka ndodhur mes tyre sot në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai gjithashtu tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.

-Advertisement-

“Rreth orës 14:45 policia ka pranuar informatën për një përleshje në mes të dy personave. Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjetet të mprehta dyshohet që thikë. Si pasojë dy personat e përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në spital, dhe njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, tha Gashi.

Po ashtu, ai tha policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy