Therja e kafshëve, AUV-i paralajmëron inspektime në tregjet ilegale
Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 15 May 2023
Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) Flamur Kadriu, ka paralajmëruar se kjo agjenci do të vazhdojnë inspektimet nëpër tregjet ku therja e kafshëve bëhet në mënyrë ilegale.
Krejt kjo sipas tij, po bëhet në bashkëpunim më Ministrinë e Bujqësisë, me vetë faktin që sëmundjet e kafshëve të mos transmetohen te qytetarët.
Ai pohon se therja e kafshëve duhet të bëhet në thertore të autorizuara, të cilat i plotësojnë kushtet higjienike sanitare.
“Ne do të vazhdojmë me inspektime, ne edhe me parë kemi pasur inspektime të kohëpaskohshme. Gjithmonë po përballemi me situata të vështira, sigurisht që operatorët e ndryshëm, persona të ndryshëm e kanë mënyrë të jetesës e kanë mbijetesë, mirëpo me keqardhje ne duhet t’i zbatojmë rregullat që janë të shkruara”, ka thënë ai në një intervistë për Ekonomia Online.
“Tash fatkeqësisht apo fatmirësisht ato rregulla ne nuk i kemi shpikur vetë mirëpo janë standarde ndërkombëtare të cilat për arsye jashtëzakonisht të rëndësishme edhe janë vendosur. Therja e kafshëve duhet që të bëhet vetëm në thertore të autorizuara, të cilat i plotësojnë kushtet jashtëzakonisht mirë për arsye që të mos barten sëmundjet nga kafshët tekë njeriu. Prandaj është e rëndësishme që therja e kafshëve nëpër tregjet ilegale, nëpër hapësirat ku nuk ka kushte higjienike ndodh permanent që të rrezikohet shëndeti publik”, tha ai.
Ai tha se për këtë Agjenci sfidë është numri i vogël i inspektorëve, sipas tij, me 29 inspektorë veteriner sa aktualisht janë është numër i pamjaftueshëm që të i’u përgjigjen të gjitha kërkesave.
Kadriu tha se për këtë në ndarjet buxhetore kanë bërë kërkesë që t’i kenë edhe 20 inspektor, por që atyre u janë aprovuar vetëm shtatë kërkesa.
“Gjithmonë numri i inspektorëve është i pa mjaftueshëm sidomos sa i përket therjeve, numër i inspektorëve veteriner duhet me qenë i mjaftueshëm. Ne nuk i kemi të mjaftueshëm, i kemi gjithsej 29 inspektor veterinar të brendshëm të cilët kanë shumë obligime të tjera përveç kontrollit të therjeve në tërë territorin e Kosovës”.
“Ne në dëgjimet buxhetore kemi kërkuar t’i kemi edhe 20 inspektor të tjerë shtesë që t’i mbulojmë ato kërkesat e tona minimale që me një angazhim më të vrullshëm ti plotësojmë gjitha nevojat e tregut, që konsumatori të jetë i sigurt në produktet që ai i konsumon. Ne i kemi të aprovuara shtat pozita të reja të cilat fatkeqësisht duhet t’i ndajmë edhe më tjera profile të inspekcionit. Buxhetin e kemi të mjaftueshëm për ti realizuar ato projekte që i kemi”, tha ai.
Ai tha se si agjenci brenda një viti kryejnë mbi 65 mijë inspektime e që numri më i madh i tyre është në kufi.
“Ne kemi jashtëzakonisht një numër të madh të inspektimeve duke marr parasysh që kemi inspektorët edhe kufitar, gjitha pikat e kalimit kufitar, kemi inspektime të brendshme, veterinare, sanitare. Do të thotë numri i inspektimeve të përgjithshme mbërrin përmbi 65 mijë inspektime gjatë vitit, ato janë të ndara nëpër sektorë të ndryshme. Sektorët kufitare kanë një numër pak më të madh. Inspektimi për pirjen e duhanit i ka rritur inspektimet”, tha ai.
Të tjera
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...