Lajme

Theret një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 11 April 2021

Një person ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mprehtë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ndër të tjera Ahmeti.

Të tjera