Lajme

Theret një person në Prishtinë, arrestohen tre të dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 11 November 2022

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me një mjet të mprehtë, mesditën e së premtes në Prishtinë, përkatësisht në lagjen Lakrishtë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar.

-Advertisement-

Derisa rasti po vazhdon të hetohet.

“Sot rreth orës 13 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera