Lajme

Theret një 25 vjeçar në Prishtinë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 04 November 2021

Një person është duke marr tretman mjekësor në QKUK, pasi është ther në rrugë “Edit Durham” në Prishtinë.

Rastin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se personi i lënduar është një 25 vjeçar.

-Advertisement-

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 25 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, kanë thënë nga policia.

Nuk raportohet për të arrestuar. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera