Lajme

Theret me thikë një person në Rahovec

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 01 August 2023

Një person është therur me thikë pas një zënke që ka ndodhur mes disa personave në Rahovec.

Policia bën me dije se i lënduari në këtë rast është dërguar në spital për tretman.

“Viktima mashkull kosovar pas një zënke, me dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë kishte pësuar plagë, nga një mjet i mprehtë (thikë), i njëjti është dërguar në spital për tretman”, thotë policia.

-Advertisement-

Ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe të dyshuarit e tjerë të përfshirë në zënkë, të cilët më pas me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera