Lajme

Theret me thikë një person në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 25 November 2021

Mbrëmë rreth mesnatës është raportuar se një person është therur me thikë në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka bërë të ditur se viktima është sulmuar nga persona të pa njohur për të.

Ndërkaq, është njoftuar se viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe se ai është jashtë rrezikut për jetë.

-Advertisement-

“Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera