Lajme

Theret me thikë një i mitur në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 24 Nëntor 2021

Një i mitur nga Prizreni ka pësuar lëndime trupore, pasi është therur me thikë nga një tjetër i mitur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hoxhë Tasini” në Prizren, mesditën e së martës.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

-Advertisement-

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

“Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar (i mitur) pasi i njëjti është therë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovare (i mitur). I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy