Lajme

Theret me thikë një 21-vjeçar në Shtime, dërgohet në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 08 November 2022

Një 21-vjeçar është therur sonte me thikë.

Rasti ka ndodhur në Shtime, në rrugën “Tahir Sinani”.

Kjo u konfirmua për Klankosova nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.

-Advertisement-

Veseli tha se viktima është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Me datë 08.11.2022 rreth orës 19:00 Policia në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime është një rast i lëndimit trupor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para mësohet se një person ,mashkull i moshës 21 vjeçar ka pësuar lëndime trupore. Dyshohet se lëndimet i janë shkaktuar nga një person tjetër me një mjet të mprehtë. Për ndihmë mjekesore fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në Shtime e më pas për tretman të metutjeshëm mjekesor është transportur për në QKUK në Prishtinë. Në vendin ngjarjes kanë dalë edhe njësia e hetimeve të stacionit e cila po e heton rastin. Për informata tjera ju njoftojme me kohê!”, tha Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera