Lajme

Themeluesi i Wikileaks, Assange drejtohet me letër nga burgu

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 25 May 2019

Një letër e shkruar me dorë nga burgu i Belmarsh, bashkë-themeluesi i ËikiLeaks, Julian Assange,  thotë se atij i është mohuar një shans për të mbrojtur veten dhe se elementët në SHBA që “urrejnë të vërtetën, lirinë dhe drejtësinë” e duan atë të ekstraduar dhe të vdekur.

Letra iu dërgua gazetarit të pavarur britanik, Gordon Dimmack. Ishte data e 13 majit – dhjetë ditë para se SHBA të tregojë për 17 akuzat shtesë sipas ligjit të spiunazhit kundër të burgosurit.

“Unë kam qenë i izoluar nga çdo mundësi për t’u përgatitur për ta mbrojtur veten: asnjë kompjuter, pa internet, asnjë bibliotekë, por edhe nëse kam akses, ajo do të jetë vetëm për gjysmë ore, me të tjerët përreth, një herë në javë”, shkroi Assange.

-Advertisement-

“Po ana tjetër? Një superfuqi që është përgatitur për nëntë vjet, me qindra njerëz dhe miliona të shpenzuara për rastin”.

Assange u arrestua më 11 prill pasi Ekuadori revokoi azilin e tij politik dhe policia e Britanisë e kapi atë nga ambasada e vendit të Amerikës Latine në Londër. Ai u dënua me 50 javë pas hekurave për të anashkaluar lirimin me kusht dhe u dërgua në Belmarsh, një burg në jug të Londrës, dikur i quajtur “Guantanamo Britanike” që është përdorur për të dyshuarit për terrorizëm, shkruan RT, transmeton Klan Kosova.

“Unë jam i pambrojtur”.

“Deri sa të jem i lirë, unë nuk mund të lexojë, të flas dhe të organizohem për ta mbrojtur veten, idealet e mija dhe popullin tim. Gjithkush duhet ta zë vendin tim”, shkroi Assange në letër.

Botuesi i ËikiLeaks kishte kërkuar strehim në Ekuador në vitin 2012, duke pretenduar – saktësisht, siç doli – se akuzat e ngritura në Suedi do të përdoreshin për të ekstraduar në SHBA. Një aktakuzë e fshehtë e Assange, e bërë në mars, e akuzoi atë për shkeljen e Aktit të Spiunazhit gjatë botimit të dokumenteve ushtarake dhe diplomatike amerikane të vitit 2010.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, ose më mirë, ato elemente të frikshme në të që e urrejnë të vërtetën, lirinë dhe drejtësinë, duan të vazhdojnë drejt rrugës së  tyre deri në ekstradimin dhe vdekjen time, në vend që t’i lejojnë publikut të dëgjojë të vërtetën, për të cilën kam fituar çmimet më të mëdha të gazetarisë dhe janë nominuar shtatë herë për Çmimin Nobel për Paqen”, shkroi Assange.

“E vërteta, në fund të fundit, është e gjitha ajo që kemi”.

Akuzat e reja kundër Assange kanë alarmuar edhe mediat kryesore. Sidoqoftë, për shkak se Assange dhe ËikiLeaks janë demonizuar nga avokatët e teorisë së komplotit si “agjentë të Kremlinit” dhe spiunë, shtypja e mediave kundër akuzave është bërë më lehtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera