Lajme

Themelohet task forca për sigurinë e trafikut rrugor

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 31 August 2018

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të premten ka nënshkruar vendimin për themelimin e njësitit të Task Forcës për sigurinë e trafikut rrugor.

Sipas njoftimit ky njësit ka për qëllim:   Mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve publike, mbikëqyrjen dhe kontrollin e transportit rrugor, të udhëtarëve, mallrave dhe transportit tokësor të mallrave të rrezikshme

Pastaj do të ketë për detyrë  mbikëqyrjen e sigurisë rrugore në pajtim me rregullat e trafikut rrugor, kontrollin e punës së Qendrave të Kontrollimit Teknik të Automjeteve

-Advertisement-

Njësiti udhëhiqet nga zëvendësministri i MI-së, Idriz Selimaj, dhe përbëhet nga zyrtarë dhe ekspertë të fushave përkatëse.

“ Me qëllim të efikasitetit më të madh në përmbushje të misionit, Task Forca do të bashkëpunojë me Inspektoratin e MI-së, Policinë e Kosovës dhe zyrtarë të ministrive tjera. Këta do të përpilojnë edhe propozimet me masat konkrete, të nevojshme për rritjen e sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera