Lajme

Themelohet çmimi letrar “Adem Demaçi”

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 05 December 2019

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka krijuar çmimin letrar “Adem demaçi.

LSHK ka deklaruar se ky çmim do të jepet çdo vit me 5 mars në akademinë letrare-artistike “Ora e Lirisë”, për krijimin më të mirë letrarë dhe artistik, shkruan gazeta inFokus.
Ky çmim u krijua për nderë të veprimtarit, politikanit, atëdhetarit Adem Demaçi.

“Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës. THEMELOHET ÇMIMI LETRAR “ADEM DEMAÇI”

-Advertisement-

Kryesia e LSHK-së, në mbledhjen e sotme (5.12.2019) mori vendim për themelimin e çmimit të ri letrar me emrin e shkrimtarit, politikanit e atdhetarit ADEM DEMAÇI, që do të jepet përvjet më 5 mars në akademinë letrare-artistike “Ora e Lirisë” për krijimin më të mirë të paraqitur në këtë veprimtari të LSHK-së, që organizohet në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Lirisë”, thuhet në njoftimin e LSHK-së./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera