Lajme

Themelohet Akademia e parë Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 09 May 2022

Një Akademi e parë Shqiptare është themeluar gjatë ditës së shtunë në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo akademi është themeluar gjatë një organizimi që ka bërë Shoqata Akademike Britanike e Kosovës.

Gjatë këtij organizimi është bërë edhe themelimi i një Akademie Shqiptare ku si president, është zgjedhur ish-kryeshefi i Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovë, Shyqyri Haxha.

-Advertisement-

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në “Facebook”, nga Shoqata Akademike Britanike e Kosovës.

“KBAA organizoi një ngjarje rrjetëzimi më 7 maj në Canary Wharf (Universiteti i Sunderland në ndërtesën e Londrës). Qëllimi ynë kryesor i këtij eventi të parë ballë për ballë ishte të bashkonim profesionistët shqiptarë që punojnë në akademinë në MB dhe të promovojmë bashkëpunimin, rrjetëzimin dhe kërkimin midis anëtarëve të saj dhe komunitetit më të gjerë”, thuhet në postimin e tyre.

Tutje në këtë postim thuhet se në këtë ngjarje patën rastin dhe nderin të i takohen me përfaqësues dhe profesionistë të tjerë.

“Në këtë ngjarje patëm rastin dhe nderin të takohemi me përfaqësues të shoqërive, shoqatave dhe organizatave të tjera aktive në Britaninë e Madhe si Oda Ekonomike Britaniko-Kosovare, Shoqata e Studentëve Shqiptarë në MB, përfaqësues të Shkollës Shqipe “Kosova” në Londër, kreu i Forumit të Shoqatës Shqiptare në Britani dhe shumë profesionistë të tjerë në Londër dhe në shumë disiplina. Ne besojmë se së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha për komunitetin tonë që jeton dhe punon në MB”, thuhet tutje në postim.

Ndryshe përveç Shyqyri Haxhës që është zgjedhur si president i kësaj Akademie,  si anëtarë të tjerë në këtë akademi bëjnë pjesë profesionista që punojnë në sistemin e lart akademik; Universitete dhe institucione edukative të sistemit të lart.

Anëtar të kryesis janë zgjedhur këta:

Dr.Shyqyri Haxha-President

Dr.Alban Asllani-Drejtor i Financave dhe Antarsim

Mr.Blerton Hyseni-Sekretar

Dr.Xheladin Piraj-Drejtor per support komunitetit

Mr. Feim Kabashi-Drejtor për student suport

Kryesis pritet të i bashkohet edhe Prof.Lala Meredith-Vula./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera