Thellohen dallimet e liderëve, vendi në prag të zgjedhjeve?
Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 30 August 2018
Takimi i liderëve shtetërorë, i mbajtur në zyrën e presidentit, për procesin e dialogut, ka përfunduar me përplasje të mëdha mes krerëve të shtetit.
E pas tij ka folur vetëm Kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta inFokus.
Kreu i Qeverisë është shprehur i bindur që kufijtë dhe territori nuk do të diskutohen me Serbinë.
“Ajo që mendoj që është me rëndësi, është të qartësohen pozicionet institucionale, pra që të kemi qëllim të qartë institucional, që territori, kufijtë nuk diskutohen dhe nuk janë çështje për diskutim në fazë të dialogut dhe kjo është rëndësia, pastaj është shumë më rëndësi që opozita dhe të gjithë të tjerët të jenë pjesë e dialogut “, tha Haradinaj.
Por qëndrim ndryshe ka presidenti i Vendit Hashim Thaçi. Ky vazhdimisht është duke proklamuar shkëmbimin e teritoreve si zgjidhje afatgjate mes Kosovës e Serbisë.
Gazeta inFokus merr vesh se takimin e paradites e ka përcjellë një atmosphere e tensionuar mes lidervë politik.
Përshkak të mospajtimeve paraditen e së enjtes është përmendur edhe prishja e kualicionit dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme.
Partia e Haradinajt ka kërkuar që kjo situatë mos të përdoret për kusure politike megjithkëtë tanimë edhe zgjedhjet janë në tavolinë.
Partite në pushtet tashmë janë ndarë në dysh sa i përket ides së shkëmbimit të teritoreve, shkruan Gazeta inFokus.
Partia e Haradinajt ka dale dhe mbrëmë me një qëndrim të qartë se kufijt e Kosovës janë të panegociueshëm, ndërsa Presidenti Hashim Thaçi vazhdimisht është duke përmendur shkëmbimin e teritoreve si zgjidhje të mundshme mes Prishtinës e Beogradit. Haradinaj krah ka edhe Nismëne Fatmir Limajt, ndërsa Hashim Thaçi AKR e Behgjet Pacollit.
Pas shumë diskutimesh liderët janë pajtuar ta mbajnë edhe një takim gjat ditës së sotme.
Takimi i liderëve të koalicionit qeverisës dhe presidentit Hashim Thaçi, pa opozitën, do të zhvillohet në orën 14:00. Madje prezent do të jetë edhe ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie./ Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...