“Thellësisht të shqetësuar për situatën në veri”, Lajçak ia përmend sërish tri kërkesat Kurtit
Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 06 June 2023
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka theksuar sërish tri kërkesat që mbrëmë ia paraqitën edhe Kryeministrit të vendit, Albin Kurti.
Në një postim në Twitter, Lajçak ka publikuar pamje bashkë me emisarin amerikan, Gabriel Escobar nga takimi i tyre me kreun e Qeverisë, ndërsa ka thënë se është i shqetësuar për situatën në veri.
“I dërguari amerikan, Escobar dhe unë u takuam me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për shtensionim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialogun për normalizim”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Mbrëmë pas takimit tre palësh, Lajçak tha se në kërkesën për zgjedhjet nuk arritën të dakordohen me Kryeministrin Kurti.
“Ne prezantuam propozimin në kuadër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri pika. I pari de-eskalimi, i dyti zgjedhjet e reja të shpejta dhe i treti kthimi te dialogu. Patëm një diskutim të gjatë, të sinqertë dhe të vështirë me kryeministrin për këto pika. Nëse do të kishim arritur një dakordim [për zgjedhjet], do e thoja”, tha Lajçak para gazetarëve.
Në anën tjetër, emisari amerikan, Gabriel Escobar shpreson se kërkesat nga ky takim të dëgjohen nga Kosova.
Ai tha se SHBA e respekton autoritetin e Qeverisë së Kosovës dhe Kushtetutën e saj mirëpo siç tha ai është diçka tjetër bindja ndaj ligjit.
Të tjera
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka lëshuar një njoftim të rëndës...
-
Jeta Rafuna: Jemi të gjithë bashkë për fitoren e 9-të shkurtit, e vendit të ia kthejmë shpresën me Kryeministrin Lumir Abdixhiku
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Raf...
-
Memli Krasniqi: Me angazhim, besim dhe mbështetje, po ecim drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka mbajtur n...
-
Biden bëhet për herë të parë stërgjysh
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, të mërkurën e mori edhe një titull tjetër të...
-
Skena apokaliptike nga Los Angeles: Shihni pasojat e deritanishme të zjạrreve
Zjarret rrethuan Los Anxhelosin këtë të enjte dhe ndërsa situata doli jas...
-
Kriptovalutat: Cilat janë parashikimet e ekspertëve për vitin 2025?
Të gjithë presin të kuptojnë se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm në tregun...
-
Haradinaj fton diasporën të votojë: Numri fitues është 137
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
“Pranvera e hershme” – Ambasadori gjerman në Kosovë shijon Prizrenin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, të enjten e kaloi në qytetin e...
-
Ramadani-Maqedoncit: Publikoje letrën që ia keni dërguar KFOR-it
Ish-kryeinspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bu...
-
Maqedonci e konfirmon letrën, Qeveria Kurti e respekton zotimin për mosdërgimin e FSK-së në Veri pa koordinim
Gjatë ditës së djeshme u raportua se Qeveria e Kosovës ia kishte dërguar KFOR...
-
Ndodh edhe kjo në KEK, Albin Kurti “punëson” një grua për një nga pozitat më të rënda fizike e ku rrezikohet edhe jeta
Si asnjëherë më parë në prag të zgjedhjeve nacionale një numër i madh persona...
-
Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovën
Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhë...