TheGeopost: Serbia dhe Rusia bashkëpunojnë për ta sulmuar Kosovën dhe Perëndimin
Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 17 December 2022
Portali “TheGeopost” i cili sponsorizohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, shkruan se marrëveshja e nënshkruar mes Serbisë dhe Rusisë në Kombet e Bashkuara më 23 shtator 2022, kulmoi me kërkesën e palës serbe për ta kthyer personelin e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.
Rusia është e vetmja fuqi botërore që përsërit rregullisht gatishmërinë e saj për t’i ofruar Serbisë “garanci” për Kosovën, prandaj siç shkruan “TheGeopost”, Alexander Bocan Kharchenko, ambasadori rus në Beograd, shprehu menjëherë mbështetjen e Rusisë për kërkesën qesharake të zyrtarëve serbë drejtuar KFOR’it.
“Serbia, në këtë rast Vuçiç, për të rritur presionin ndaj Kosovës, NATO-s, SHBA-së dhe BE-së, ka shtuar koordinimin e aktiviteteve me Rusët, të cilët tani janë të pranishëm në barrikada, duke bërë fushata propagandistike, duke organizuar protesta dhe ndoshta duke përgatitur sulme terroriste në bashkëpunim me organizatat paraushtarake dhe shtetërore serbe”.
Po ashtu, njëra ndër arsyet tjera të koordinimit mes Serbisë dhe Rusisë, është edhe emërimi i Aleksandër Vulin’it në postin e drejtorit të Shërbimit Intelegjent të Serbisë dhe sipas mediumit të pavaruar ballkanik “ka hapur dyert për rritjen e mëtejshme të ndikimit rus brenda shërbimit serb”.
“Operacionet subversive serbo-ruse në rajon tani janë më evidente se kurrë”, pohojnë autorët e artikullit dhe “për këtë mund të përdoret edhe ‘Qendra Humanitare Ruso-Serbe’”.
TheGeopost kujton se Vulin është një politikan pro-rus i cili ka lansuar politikën irridentiste e nacionaliste të së ashtuquajturës “Bota Serbe” e cila synon t’i bashkojë të gjithë serbët që jetojnë në Ballkan në një shtet të vetëm, sipas modelit të “Botës Ruse”.
Gjithashtu, hapja e degës së organizatës paraushtarake ruse “Wagner” në Serbi, nga TheGeopost shihet si tjetër synim i Serbisë për të përshkallëzojë situatën e sigurisë në rajon, duke filluar nga veriu i Kosovës.
“Organizatat ekstremiste nacionaliste serbe dhe ruse po rrisin bashkëpunimin me organizatat ekstremiste ruse në Rusi, duke përfshirë grupin Wagner. Disa nga këto organizata nga Serbia, si “Patrullat e Popullit”, “Aksioni serb”, “E djathta serbe”, kanë vizituar Rusinë, duke përfshirë qendrat e trajnimit të grupeve ekstremiste ruse, duke ofruar mbështetje si dhe duke marrë mbështetje për avancimin e qëllimeve të ekstremistëve serbë në rajon”.
Shqetësimet janë rritur edhe nga grupet shoviniste serbe dhe ruse, të cilët siç potencon TheGeopost, po thërrasin dhe po mbajnë protesta mobilizuese në Serbi dhe më gjerë, me qëllim që të sulmojnë Kosovën, NATO-n, SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.
“Këto grupe kanë thirrur një protestë që do të mbahet më 18 dhjetor 2022 në Jarinjë, me mesazhin: “Nuk ka kufij, Kosova është Serbi””.
“Më 15 dhjetor, grupi paraushtarak Ujqërit e Natës, i cili ka lidhje të drejtpërdrejta me Putinin dhe mbështetet financiarisht nga ai, publikoi një video kërcënuese në veri të Kosovës në mbështetje të Serbëve dhe barrikadave”.
Të tjera
-
KOMF: Rastet e dhunës seksuale ndaj fëmijëve, urgjencë për reagim nga shteti
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ka bërë të ditur se e ...
-
Pasi u dorëzua në Prokurorinë e Pejës, Noizy përfundon në spital
Rigels Rajku, reperi i njohur si Noizy ndodhet në këto momente në spitalin e ...
-
Ekskluzive: Zbulohet dhe arrestohet një shpiune ruse në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Sot është arrestuar një grua e cila po dyshohet të jetë spiune ruse. Sipas...
-
Buja: Ushtritë në luftë s’pranojnë se kanë humbje, UÇK-ja ka pas nevojë për propagandë
Dëshmitari Shukri Buja tha se në çdo luftë, ushtritë nuk i pranojnë se kanë h...
-
Rritja e rasteve të dhunës ndaj të miturave e zvarritja e lëndëve gjyqësore, u diskutua sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut
Aspektet e të drejtave të njeriut sipas Raportit të Komisionit Evropian për K...
-
Rutte: Italia po e udhëheq edhe një herë KFOR-in, ndihmon në stabilitetin e Ballkanit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Italia është një n...
-
Frikë në SHBA, amerikanët presin sërish dhunë politike pas rezultatit të zgjedhjeve
Katër vjet më parë, Donald Trump kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve, duke pr...
-
Kusari ankohet në KPM për Big Brother dhe Klan Kosovën, kërkon t’i shqiptohet gjoba më e lartë për shkelje të Kodit të Etikës
Juristja e medias, Flutura Kusari ka parashtruar ankesë ditën e sotme në Komi...
-
Gjermania rregullon problemin në platformat e institucioneve, Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë
Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë në platformat gjermane. K...
-
Ismaili: Historia e lirisë nuk është e plotë pa lirinë e Thaçit dhe Veselit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka vlerësuar se H...
-
Reagon Rjeti i Grave të Kosovës: Ajo që ndodhi mbrëmë në Klan Kosova është e papranueshme
Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar pasi mbrënë në Big Brother Vip Kosova, u...
-
‘Raporti për Kosovën’ i KE-së, Osmani: Gjetjet të trajtohen me prioritet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me shefin e Zyrës së Bashki...