The Sun: Modelet e ‘Victoria’s Secret’ abuzoheshin fizikisht, dërgoheshin në ‘auditime’ me Jeffrey Epstein (fotot)

Autori: Gazeta inFokus
10:25 | 15 July 2022
Vajzat me veshje të brendshme eksituese e vulgare e bënë grupin Victoria’s Secret një kompani më shumë se $7 miliardëshe, por papra dyerve të mbyllura ato fshihnin disa nga demonët më të errët, shkruan e përditshmja britanike The Sun.
Duke veshur vetëm me rripa, taka e korse modelet si Rosie Huntington-Whiteley, Gisele Bundchen, Miranda Kerr, Heidi Klum e Helena Christensen kompania amerikane u bë lidere sinonim i të brendshmeve të grave.
Por megjithse këta njerëz predikonin “fuqizimin e femrës” prapa fasadës së shkëlqimit e buzëqeshjeve ishte një botë e tërë ngacmimesh, imponimesh, racizmi e madje dhe lidhje me një nga maniakët seksualë më famëkeq në botë.
Një dokumentar i ri tregon lidhjet mes themeluesit të Victoria’s Secret, Les Wexner dhe financierit pedofil, trafikant qeniesh njerëzore, Jeffrey Epstein.
Në të thuhet se dy maniakët ishin shokë të ngushtë prej 20 vjetësh, jetonin në të njëjtën ndërtesë, dhe se Wexner i dha Epstein pushtetin mbi shumicën e bizneseve të tij.
Mes pretendimeve shokuese thuhet se Epstein, përdorte lidhjet e tij për të sjellë në kompani modele të reja.
Epstein raportohet se vari veten në qeli teksa priste akuzat e trafikut të qenieve njerëzore dhe abuzimeve seksuale me vajzat e reja, disa herë nën moshë, në pronat e tij.
Një drejtues i kompanisë thotë se Wexner ishte në dijeni të abuzimeve të mikut të tij, por mohon për vetë pjeëmarrje në aktivitetin kriminal.
Në dokumentarin me tre pjesë ‘Victoria’s Secret: Engjej dhe Djaj’ ish-modelet tregojnë për “gjërat e këqija që duhet të duronin prapa perdes së pasarelës” për të cilat të gjithë bënin një sy qorr pasi të gjithë po fitonin shumë para.
Cindy Fedus-Fields, ishte drejtuese e degës Victoria’s Secret Direct thotë: “Në 1993 më thanë se ka ardhur në New York një rekrutues për modele të Victoria. Kur dëgjova që emri i tij është Jeffrey Epstein kuptova se do te kishte telashe”.
Njeriu i fuqishëm nga New York, ishte mik me Princin britanik Andrew dhe ish president Bill Clinton, ndërsa nisi të punonte me Wexner prej vitit 1986.
Alicia Arden, një modele të brendshmesh e aktore që ka luajtur në serialin ‘Baywatch’, thotë se u dërgua në një hotel në Santa Monica, për t’i takuar me Epstein në 1997 pasi ai punonte për Victoria’s Secret.
Gjatë takimit të tyre ai i tha të zhvishej në të brendshme, i dha $100 dhe e prekte në të pasme.
Më pas ajo thotë se kishte bërë një denoncim në polici por nuk ishte marrë asnjë veprim.
Frederique van der Wal, modele e vjetër e Victoria’s Secret, thotë se habitej kur të tjera vajza urdhëroheshin të bënin audicionin me Epstein.
Ndërsa 84 vjecari Wexner, ka blerë tashmë një pronë të madhe në Albany, Ohio, dhe rrallëherë jep intervista.
Të tjera
-
Me 50 vota pro Parlamenti e rrëzon Qeverinë e Abazoviqit
Është rrëzuar nga pozita e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. ...
-
Në mes të territ Kosova e shet rrymën shumë herë më lirë
Telashet me energjinë elektrike, më saktësisht me reduktimet, i kanë dhënë zj...
-
Kosovarët që janë duke qëndruar pa autorizim në këto 7 shtete shpejt mund të kthehen në atdhe
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur sonte mbledhje elektronike, në të...
-
Deputetja Rrezarta Krasniqi i bënë një premtim publik Gazetës inFokus
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, deputetja e Lidhjes Demokrati...
-
Mblidhet Qeveria, miratohen tetë vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën...
-
Ambasadori amerikan në Beograd për takimin në Bruksel: Serbia kishte “frymën e duhur” në dialog
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha se Serbia kishte “frymën e...
-
Kuvendi i Malit të Zi pritet të votojë, Abazoviq: Pas 30 minutave bie qeveria
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në seancën e Kuvendit e cila po v...
-
Deputetja Rrezarta Krasniqi tregon se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kryeministri ...
-
EKSKLUZIVE: Deputetja Rrezarta Krasniqi tregon arsyen pse Kosova ende nuk ka marrë liberalizimin e vizave
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se qe...
-
Rrahje në një restorant në Ferizaj, dy të lënduar dhe dy të arrestuar
Një 23 vjeçar me inicialet L.M dhe një 21 vjeçar me inicialet F.H janë arrest...
-
Kurti: Spanja duhet të njohë pavarësinë e Kosovës
Presidenti Albin Kurti këtë javë ishte me qëndrim në Bruksel, atje ku u mbajt...
-
Përurohen dy fusha të reja sportive për shkollën SHFMU “Hilmi Rakovica” në Prishtinë
Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria për Sport në këtë komunë, të premten kanë p...