Sport

“I thash Perezit ta transferonte Mbappen, por ai më shokoi më përgjigjien e tij”

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 15 December 2017

Më në fund është zbuluar se përse Real Madridi nuk e transferoi Kylian Mbappen në verën që shkoi.

Skuadra madrilene e kishte bërë prioritet transferimin e sulmuesit francez, por ky i fundit u transferua e PSG-ja.

-Advertisement-

Goal zbuloi në qershor se Reali kishte mbajtur bisedime me Monacon për blerjen e Mbappes, por që Cristiano Ronaldo e kishte ndaluar transferimin e tij.

Madje një gjë të till e ka zbuluar dhe Maradona, që i kishte thënë Perezit që ta transferonte talentin francez, përcjell ORAinfo

Për mua, Mbappe është zbulimi i futbollit. Mendoj se ai mund t’i tejkalojë shumë të tjerë. Pse Reali s’e bleu? I thashë Florentino Perezit të nënshkruajë me të kur u takuam në FIFA. Por, më tha se ‘Ti e di se e kam Cristianon”, ka thënë Maradona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera