Lajme

“Thahet fyti”, LVV u sulet kundërshtarëve politikë në Prishtinë, i barazon me strukturat kriminale të Veriut

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 22 August 2023

Lëvizja Vetëvendosje ka “sulmuar” kundërshtarët e saj politikë duke i barazuar me strukturat kriminale në veri të Kosovës.

Përmes një postimi, LVV tha se njëjtë sikur në veri mungesa e ligjit u ka shërbyer strukturave paralele të krimit, nga kjo mungesë e ligjit kanë përfituar edhe kundërshtarët në Prishtinë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ky reagim nga partia në pushtet vjen pas kritikave të opozitës lidhur me grafikonin që paraqet një rritje në të hyrat e Doganës vitin e fundit, për të cilën LVV u krenua. Mirëpo, nga opozita thanë se po tentohet të manipulohet me shifra.

-Advertisement-

“Krimi e kontrabanda kanë qenë të lidhura ngushtë gjithandej Kosovës. Mungesa e ligjit në veri nuk i ka shërbyer vetëm strukturave paralele kriminale por edhe atyre që kanë përfituar në Prishtinë nga mungesa e ligjit”.

“Gjërat po ndryshojnë për të mirë, rendi dhe ligji në veri po kthehen, doganat në secilën pikë nuk e mbyllin më syrin për të fortët dhe shteti po përfiton”, thuhet në postimin e LVV-së.

“Nga rendi dhe ligji përfitojmë të gjithë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera