Lajme

Thahen kanalet e Venedikut, barkat mbesin në baltë

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 04 February 2018

Kushtet e pazakonta të motit, kanë bërë që shumica e kanaleve të Venedikut të thahen  duke lënë kështu barkat në baltë.

Mungesa e të reshurave, kanë bërë që niveli i detit të bie për 58 centimetra, duke pamundësuar që uji të hyjë në qytetin e famshëm, transmeton telegrafi. Imazhet e realizuara gjatë kësaj jave, duken vetëm si hije e Mbretëreshës së Adriatikut, me lundra të mbuluara, që kanë mbetur nëpër kanale të zbrazëta.

Ky është viti i tretë me radhë, që po ndodhë ky fenomen, në të njëjtën kohë të vitit. Madje, para dy vitesh, niveli i detit kishte rënë 71 centimetra dhe rikthimi i gjendjes normale për kohë të konsiderueshme.

-Advertisement-

Derisa numri i vizitorëve po vazhdon të shtohet, qyteti ka problem me vërshime të shpeshta, si dhe me zvogëlimin e banorëve.

Prej 175 mijë banorëve që ishin më 1950, tani jetojnë vetëm 55 mijë, të cilët janë larguar si pasojë e çmimeve të larta, ndërtesave të vjetra dhe thjeshtë mënyrës së pazakontë të jetës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera