Lajme

Thaçi-Walker u përqafuan, aktivisti i Vetëvendosjes i manipuloi pamjet (Video e plotë)

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 16 January 2020

Dje përmes një videoje të manipuluar, u raportua se ambasadori William Walker kishte refuzuar t’ia japë dorën presidentit Hashim Thaçi në një restorant në Shtime, pas homazheve me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut.

Kjo video e shkëputur nga konteksti dhe e prerë qëllimshëm për t’u dukur sikur nuk ia ka zgjatur dorën ishte publikuar për herë të parë në rrjete sociale nga aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Shtimes, Arsim Rama.

Por, në videon e plotë shihen se pas përqafimit të ngrohtë të presidentit Thaçi me ambasadorin Walker, dytë i lëvizin duart dhe kjo pjesë ishte shkëputur në mënyrë selektive dhe tendencioze.
Ambasadori Walker i kishte treguar botës për masakrën e kryer nga forcat serbe në Reçak, ku ishin ekzekutuar 45 civilë shqiptarë.

-Advertisement-

Në postimin e djeshëm të tij, presidenti Thaçi e kishte falënderuar posaçërisht atë, duke thënë që ambasadori William Walker gjithmonë na qëndroi pranë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera