Lajme

Thaçi: Vuçiq po e provokon Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 11 December 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksander Vuçiq, i cili ka thënë se duhet të arrihet kompromisi pa njohjen e Kosovës.

Thaçi në rrjetin social “Twitter” këtë kërkesë e ka quajtur provokim, shkruan gazeta inFokus.

“Mesazhet nga Beogradi që duhet të kemi një kompromis pa njohje të Republikës së Kosovës janë provokime. Pavarësia e Kosovës është një kompromis. Dialogu është i mundur bazuar në një parim: Dy shtetet duhet të njohin njëra-tjetrën si fqinj të barabartë, që lëvizin drejt integrimit në familjen Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera