Lajme

Thaçi: Viktimat e krimit të trajtohen dinjitetshëm

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 30 October 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se përkushtimi ndaj respektimit i të të drejtave të njeriut e sidomos kategorisë së viktimave të krimit, duhet të jetë i përditshëm.

Këto deklarime Presidenti Thaci i dha sot gjatë një konference të mbajtur në kuadër të javës për të drjetat e viktimave të krimit e cila po shënohet në Kosovë.

Tutje i pari i vendit ka thënë se në bazën e rekomandimeve për trajtimin e dinjitetshëm të viktimave të krimit, ka shtuar se institucionet e vendit dyhet të jenë të orientuara në krijimin e kushteve sa më të mira për këtë lloj të shoqërisë, ndërsa shumë të rëndësishme sheh ligjin për kompensimin e viktimave të krimit, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

”Në këtë drejtim duhet cekur të rëndësishëm ligjin për kompensimin e viktimave të krimit”.”Sot kur po shënojmë javën për të drejtat e viktimave të krimit, jemi mbledhur këtu për të treguar mbështetjen tonë dhe mbrojtjen ndaj tyre”.”Përkushtimi ynë ndaj tyre duhet të jetë i përditshëm.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë të orientuara në krijimin e kushteve në mbrojtjen e viktimave të krimit”.

”Ftoj të gjitha institucionet që viktimat të trajtohen me dinjitet”.”Zotohemi se do të vazhdojmë angazhimin që republika e Kosovës t’i mbrojë avancojë të drejtat e njeriut në përgjithësi e po ashtu dhe viktimat e krimit”.”Uroj që në vazhdim në shtetin tonë të kemi gjithnjë e më pak viktima të krimit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera