Lajme

Thaçi: Veseli është viktimë e maskarallëkut me fajde

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 24 May 2019

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se skandali i fundit ku u përmend edhe emiri i kreut të Kuvendi, Kadri Veseli si i përfshirë në aferën e fajdeve, është maskarallëk.

Sipas kreut të shtetit Veseli është viktime e këtij maskarallëku, raporton Ekonomia Online.

“Hetuesia duhet ta kryej punën e vet. Jam i tmerruar me mashtrime dhe përgjime dhe keqpërdorimet e emrave publikë tash e një kohë të gjatë se fundmi edhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli”.

-Advertisement-

“…ai shquhet edhe për pastërtinë e tij dhe për moralin dhe etikën e tij të punës dhe hetuesia duhet ta kryej punën e vet sepse po shihet që ai veç është një viktimë e maskarallëkut”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera