Lajme

Thaçi vazhdon vizitat në familjet e dëshmorëve, tani në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 07 July 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar vizitat e tij nëpër familjet e dëshmorëve, tani ai ka qenë në Hallaç të Vogël të Lipjanit, shkruan Gazeta Metro.

Thaçi sot ka qëndruar në familjen e heroit Ismet Asllani dhe bashkëfshatarëve të Hallaçit të Vogël në Lipjan në kujtim të 20 martirëve.

“Një kafe në mesin e familjes së heroit Ismet Asllani dhe bashkëfshatarëve të Hallaçit të Vogël të Lipjanit, në kujtim të 20 martirëve. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Presidenti i vendit ka nisur vizitat në familjet e dëshmorëve, pasi u publikua aktakuza nga Gjykata Speciale, e cila po e akuzon atë si të dyshuar për rreth 100 vrasje, asi se ende nuk është konfirmuar aktakuza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera