Lajme

Thaçi vazhdon edhe sot konsultimet me partitë, e fillon me Goran Rakiqin

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 02 April 2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të vazhdojë konsultimet me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re politike të krijuar pas votimit të mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë, shkruan Gazeta inFokus.

 

Këto janë takimet e presidenti Thaçi:

-Advertisement-

 

Sipas një njoftimi nga presidenca, në orën 10:00, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin.

Në orën 10:30, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiqin.

Në orën 11:00, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

Në orën 11:30, presidenti Thaçi i pret në takim konsultativ përfaqësuesit e Grupit Parlamentar “6 Plus”.

Në orën 12:00, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera