Lajme

Thaçi vazhdon me dekorata, nderohet Blakaj

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 21 June 2018

Presidenti Hashim Thaçi, ka ndarë këtë të enjte medalje presidenciale të meritave për Profesor Rifat Blakun.

Presidenti është shprehur se kontributi i Blakut ka pasur një rol të rëndësishëm në vitet e nëntëdhjeta për afirmimin e çështjes së Kosovës.

Ndryshe, Presidenti i Kosovës sot i ka dhënë medalje presidenciale  edhe për veprimtarin e ndjerë dhe aktivistin politik Idriz Rrecaj.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Presidentit:

“Për kontributin e shquar në fushën akademike: në shkencë, arsim dhe edukim për dekada të tëra, sot me Medaljen Presidenciale të Meritave e dekorova Prof. Dr. Rifat Blakun.

Profesor Blaku ka dhënë kontribut të çmuar edhe si studiues në fushën e migracionit dhe diasporës, si dhe në afirmimin e çështjes së Kosovës në periudhën e viteve të nëntëdhjeta. HTH”/Gazeta Fokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera