Lajme

Thaçi: Ushtria e Kosovës së shpejti pjesë e NATO’së

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 04 December 2019

Ushtria e Kosovës shumë shpejt do të jetë pjesë e NATO’së.

Kështu ka deklaruar, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në llogarinë e tij në faceboook, shkruan Gazeta inFokus.

“Edhe në këtë kohë të sfidave dhe rreziqeve të reja për sigurinë globale, misioni i NATO-s në Kosovë është duke bërë punë të shkëlqyer. Kosova me ushtrinë e vet të re po punon që shumë shpejt të bëhet pjesë e NATO-s dhe të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në botë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Hashim Thaçi në këtë postimi ka shprehur mirënjohje shteteve anëtare para 20 vjetëve shpëtuan popullin tonë nga gjenocidi i Serbisë.

“Në këtë vit jubilar të NATO-s, në kuadër të të cilit po mbahet Samiti në Londër, në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj shteteve anëtare që para 20 vjetëve shpëtuan popullin tonë nga gjenocidi i Serbisë”, ka thënë mes tjerash Presidenti./Gazeta inFokus/

nFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera