Lajme

Thaçi uron Veselin për postin e kryetarit të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 07 September 2017

Menjëherë pasi morri postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka filluar të marr urimet e para.

Ndër të parët që e ka uruar ka qenë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Infokusi.com

Thaç përmes një postimi ne “facebok”  duke uruar Veselin ka thënë se zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve është një lajm i mirë dhe një hap i domosdoshëm për Kosovën.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të Thaçit:

“Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Parlamentit është një lajm i mirë dhe një hap i domosdoshëm për Kosovën.

Vendin tonë e presin shumë sfida, të cilat me një kulturë politike dhe debat demokratik duhet të gjejnë zgjidhje pikërisht në Kuvend.

Uroj kryetarin Kadri Veseli dhe nënkryetarët për emërimin e tyre dhe ftoj kryesinë e re, si dhe të gjithë deputetët që të bashkëpunojnë në temat që janë strategjike për të ardhmen e Kosovës dhe të fëmijëve tanë. HTH”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera