Sport

Thaçi uron Prishtinën për fitimin e Kupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 29 July 2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar klubin e Prishtinës për fitimin e Kupës së Kosovës në futboll për sezonin 2019/2020, shkruan Gazeta inFokus.

Thaçi ka deklaruar se me kualitetin, dinamikën dhe shpirt luftarak që kanë kryeqytetasit, ai pret që të kenë suksese dhe në Evropë.

Prishtina në finale mposhti Ballkanin me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

-Advertisement-

Golin e vetëm për ‘bardhekaltërit’ e realizoi sulmuesi, Otto John, në minutën e (20’).

Ishte pikërisht presidenti, ai i cili ia dhuroj trofeun Prishtinës, i cili ishte i shtati në histori të klubit dhe i 25-ti në të gjitha garat.

Më poshtë keni postimin e të parit të vendit në llogarinë e tij zyrtare në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera