Lajme

Thaçi: Urime pafajësia diamant i drejtësisë Fatmir Limaj

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 09 March 2018

Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi i është shprehur i gëzuar me vendimin e drejtësisë ndaj kryetarit të NISMA-s Fatmir Limaj, lidhur me rastin e “Bellanicës”, për çka u shpallë i pafajshëm.

Thaçi, duke cituar një nga deklarimet e Limajt, për të vërtetën e të kaluares së tij, ka uruar atë për triumfin edhe në këtë betejë me drejtësi.

Urime FITIMTAR,

-Advertisement-

Edhe qielli le të rrotullohet e vërteta të zbulohet ishte një nga premisat e mbrotjes së komandant Çelikut përballë proceseve të montura të drejtësisë.

Urime pafajësia diamant i drejtësisë Fatmir Limaj !

Urime Kosovë“, ka shkruar ai në një postim në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Gjakove e liroi sot nga akuza zëvendëskryeministrin Limaj për krime lufte.

Limaj në fund të vitit të kaluar u shpall i pafajshëm edhe për rastin e njohur si MTPT

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera