Lajme

Thaçi udhëton për në Angli

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 12 Mars 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Britaninë e Madhe, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues shtetëror në Londër.

Ai me këtë rast do të takohet me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, me të cilin do të flasë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, shkruan Infokusi.

Po ashtu, Thaçi do të marrë pjesë edhe në promovimin e librit biografik “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, nga Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

-Advertisement-

Në këtë promovim, pritet të marrin pjesë personalitete të jetës politike dhe publike në Britani të Madhe. /INFOKUSI/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy